Kosova me formacion sulmues ndaj Letonisë, trajneri Sahiti: Përkrahja e tifozëve do na çojë te fitorja

Këtë të hënë, Kosova do të tentojë të marrë fitoren e parë në një ndeshje zyrtare që nga momenti që njihet me të drejta të plota nga UEFA dhe FIFA. Përballë përfaqësueses kosovare do të jetë Letonia. Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës dhe ashtu si të gjitha ndeshjet e Kosovës edhe kjo sfidë do të transmetohet live në orën 19:30 në Supersport 3. Në konferencën për shtyp përpara kësaj ndeshje trajneri i përkohshëm i Kosovës Muharrem Sahiti deklaroi se atmosfera në skuadër është pozitive dhe mbështetja e tifozëve mund ta çojë Kosovën drejt suksesit.

“ Kemi punuar shumë mirë gjatë këtyre ditëve. Brenda grupit entuziasmi është i lartë dhe atmosfera është pozitive. Të gjithë futbollistët e dëshirojnë me çdo kusht fitoren. Të gjithë lojtarët e konsiderojnë të veçantë këtë ndeshje pasi do të luajnë përballë publikut të zjarrtë kosovar. Mendoj se me mbështetjen e zjarrtë të tifozëve tanë do të arrimë ta fitojmë këtë duel”.

Lexo edhe:  Shaqiri dhe golat e bukur

Formacioni i Kosovës në miqësoren ndaj Letonisë pritet të jetë ky.

Kosova: (4-3-3): Ujkani, Aliti, Dallku, Rrahmani, Vojvoda, Halimi, V.Berisha, Kryeziu, Rashica, B.Berisha, Muriqi