Kosova, me pavijon të filmit në Tokio

Pas tregut të Berlinales, Cannes dhe American Film Market, ky është tregu i katërt, ku Qendra Kinematografike e Kosovës prezanton industrinë e filmit kosovar në botë.

Qendra Kinematografike e Kosovës, në koordinim me Ambasadën në Japoni, kanë mundësuar që për herë të parë të jetë pjesë e tregut të filmit “Japan Content Showcase – TIFFCOM 2017”, aleat i festivalit të madh “Tokyo International Film Festival”.

Pas tregut të Berlinales, Cannes dhe American Film Market, ky është tregu i katërt, ku Qendra Kinematografike e Kosovës prezanton industrinë e filmit kosovar në botë.

Japan Content Showcase është treg i madh i industrisë së filmit, TV-së, muzikës dhe animacionit, i cili mbahet nga 24 deri më 26 tetor 2017. Sivjet marrin pjesë 371 ekspozues, ndër ta 208 nga Japonia dhe 163 nga shtete të tjera.

Lexo edhe:  Rita Ora, sërish në Tiranë