Kosovari në Zvicër vozit 111 km në orë, merr dënim të rëndë nga policia!

Policia rajonale e Zofingenit në Kantonin Aargau i konfiskoi veturën një 19-vjeçari kosovar, pasi kishte vozitur mbi 60 kilometra në orë, më shumë se sa ishte e lejuar. Ngjarja ndodhi në një rrugë të qytezës Oftringen në Zvicër.

Kosovari, siç raporton AargauerZeitung, kishte vozitur 111 kilomtra në orë, në vend të 50 kilometrave në orë që ishte e lejuar, të premten në mbrëmje.

Makina e 19-vjeçarit është konfiskuar, derisa prokuroria po zhvillon një hetim penal kundër tij, shkruan Insajderi.
Kosovari mund të dënohet me burgim, shkruajnë mediet rajonale të Kantonit të Aargau.

Lexo edhe:  Vrasësit e Enver Hadrit shpallen fajtorë në Bruksel