Kristalizohet gara për kreun e FSHF-së, Fino sfidon Dukën

Kur ka mbetur më pak se një muaj nga data e zhvillimit të Asamblesë së Përgjithshme të Futbollit, ku pritet të zgjidhet edhe drejtuesi i FSHF-së, janë zyrtarizuar tashmë edhe kandidaturat për këtë pozicion.

Kështu, i pari që shpalli zyrtarisht kandidaturën, ishte presidenti aktual, Armando Duka, që nëpërmjet rrjeteve sociale, paraditen e sotme shpalosi synimet e tij për një tjetër mandat në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në mbrëmje, ishte radha e deputetit të PS-së dhe ish kryeministrit Bashkim Fino, që të deklaronte zyrtarisht se do të sfidonte Dukën në zgjedhjet e 7 Shkurtit. Fino nuk pranoi të dorëzojë mandatin si deputet para se të futej në garë, duke u shprehur se ligji nuk e detyron ta bëjë këtë.

Lexo edhe:  Behrami përshkruan fëmijërinë përmes tatuazhit