Kryebashkiaku gjerman sulmohet me thikë

Një kryebashkiak në perëndim të Gjermanisë i ka mbijetuar sulmit me thikë, i cili besohet se është kryer për shkak të politikave të tij liberale ndaj migrimit.

Andreas Hollstein, kryebashkiak i Altenas, është therur në qafë në një dyqan.

Qyteti në Nordrajn Vestfalen ka pranuar refugjatë më shumë se kuota që i është përcaktuar.

“Autoritetet e sigurisë besojnë se prapa sulmit ka motive politike”, tha kryeministri i Nordrajn Vestfalen, Armin Laschet.

Kryebashkiaku është në partinë e kancelares gjermane, Angela Merkel.

Dëshmitarë të cituar nga mediat gjermane kanë thënë se sulmuesi – tani në paraburgim – ka kritikuar politikat e tij gjatë sulmit të së hënës mbrëma.

Në një postim në Twitter, Merkel e ka dënuar sulmin.

“Jam e zemëruar nga sulmi me thikë kundër kryebashkiakut Andreas Hollstein, por ndjehem e lehtësuar që ai është në gjendje të kthehet te familja e tij. Faleminderit edhe atyre që e kanë ndihmuar”, ka thënë Merkel.

Lexo edhe:  Uashingtoni do i hakmerret Moskës për sulmet ndaj zgjedhjeve amerikane