Kundërshtarët e mundshëm të Zvicrës në Kampionatin Botëror

Për shkak se Zvicra është në vendin e 11-të në botë, aktualisht ndodhet në grupin e dytë.

Zvicra ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror, derisa shorti do të hidhet më 1 dhjetor. Zvicra do të jetë në grupin e dytë, shkruan ‘Blick’.

Për shkak se Zvicra është në vendin e 11-të në botë, aktualisht ndodhet në grupin e dytë.

Mikpritësja e botërorit, Rusia është në grupin e parë, së bashku me Gjermaninë, Brazilin, Portugalinë, Argjentinën, Belgjikën, Poloninë dhe Francën.

Me të gjitha këto Kombëtare mund të takohet Zvicra, që kërkon të shmangë të paktën Spanjën.

Anglia po ashtu në vendin e dytë, ashtu si edhe Italia nëse kualifikohet. Shorti do të hedhet më 1 dhjetor në Zvicër, derisa deri më tani dihen 27 nga 32 kombëtare.

Grupi 1

Rusia, Gjermania, Brazili, Portugalia, Argjentina, Polonia, Belgjika, Franca.

Grupi 2:

Spanja, Zvicra, Anglia, Kolumbia, Meksika, Uruguai

Grupi 3:

Islanda, Kosta Rika, Tunizia, Egjipti, Senegali, Irani, Serbia.

Grupi 4:

Japonia, Maroku, Nigeria, Panama, Arabia Saudite, Koreja e Jugut.

Lexo edhe:  Veseli: Rikthim sensacional dhe fitore e merituar e djemve tanë në përballjen e sotme ndaj Letonisë