Kur menaxheri i mirë këndell ndërmarrjen

Transporti publik urban në kryeqytet, në Prishtinën me rreth 800 mijë banorë, është shumë i rëndësishëm. Këtë transport e bën Ndërmarrja Publike Komunale “Trafiku Urban”. Kjo ndërmarrje në vitin 2014 ishte në një gjendje të falimentimit.Halil Mustafa ka ardhur në krye të NPK “Trafiku Urban” të Prishtinës, si kryeshef ekzekutiv,më 2 qershor 2014 dhe e ka marrë punën seriozisht duke u treguar një menaxher i mirë, duke e këndell ndërmarrjen e katandisur para një kolapsi total, para falimentimit, e ka vënë në binarëtë duhur, duke e bërë një ndërmarrje të suksesshme.

“Kur kam ardhur e kam gjetur këtë ndërmarrje në një gjendje shumë të vështirë, para falimentimit,në një gjendje kaotike, me shumë obligime nga e kaluara, pra në një gjendje të pa shpresë për punëtorët. Ka pas rroga minimale prej 130 deri 140 euro, kurse ndërmarrja kishte vetëm 7 autobus shumë të vjetër, të cilët shpeshherë ka ndodhur qëkanë mbetur në rrugë. Unë kam ardhur në krye të kësaj ndërmarrjeje më 2 qershor të vitit 2014 ku ishin 119 punëtorë me paga minimale, kurse me vetëm 7 autobusë të vjetër”, tha kryeshefi ekzekutiv I NPK “Trafiku Urban” të Prishtinës, Halil Mustafa në një intervistë eksluzive për “Lajm”.

Lajm: Për fillim tregoni pak për historikun e NPK “Trafiku Urban” dhe si e gjetëtgjendjen nëkëtë ndërmarrje publike dhe të rëndësishme për qytetarët e kryeqytetit kur ju erdhët në krye të detyrës së kryeshefit ekzekutiv?

Halil Mustafa: Para së gjithash kisha filluar prej momentit kur kam ardh si kryeshef ekzekutiv, meqenëse u intereson një historik i “Trafikut Urban”. Kur kam ardhur e kam gjetur këtë ndërmarrje në një gjendje shumë të vështirë, para falimentimit,në një gjendje kaotike, me shumë obligime nga e kaluara, pra në një gjendje të pa shpresë për punëtorët. Ka pas rroga minimale prej 130 deri 140 euro, kurse ndërmarrja kishte vetëm 7 autobus shumë të vjetër, të cilët shpeshherë ka ndodhur qëkanë mbetur në rrugë. Unë kam ardhur në krye të kësaj ndërmarrjeje më 2 qershor të vitit 2014 ku ishin 119 punëtorë me paga minimale, kurse me vetëm 7 autobusë të vjetër.
Pastaj shumë punëtorë ishin në moshë, meqenëse nuk ishin freskuar asnjëherë dhe nuk janë marrë punëtorë të rinj, meqë nuk ka pas edhe hapësirë, pasi që nuk ka pas të hyra.Prandaj, edhe nuk janë marrë punëtorë të rinj, kështu që marrë në përgjithësi në një farë forme ka qenë një ndërmarrje e pa shpresë.Mirëpo, tash jemi në një gjendje shumë më të mirë.

Lajm: Kur keni ardhur e keni gjetur ndërmarrjen thuaja se në një gjendje kaotike dhe para falimentimit. Sa keni arritur që ta bëni të sukseshme këtë ndërmarrje?

Halil Mustafa: Tani kemi 30autobusë të rinj, kurse të ardhurat personale janë rritur. Pagat mesatare të punëtorëve janë diku 350 euro.Shoferi i autobusit nga puna jashtë orarit i merr deri në 400 euro ose ndërrimi i natës e rrit vlerën për 150 për qind.Kjo tregon se nga e kaluara, pra para tri vitesh e gjysëm, kur paga ishte 130 euro, tash ka rritje dhe përmirësime.Kemi marrë autobusë të rinj. Kontigjenti i parë është 30 autobusë modern të tipit IVECO të prodhuar në Çeki, kurse po presim çdo moment të na vijnë edhe 21 autobusë të rinj.
Në bisedë e sipër me konsulentët tanë që janë nga Çekia, thuhet se mesatarja e të ardhurave personale në Çeki në nivel shtetëror është 950 euro, ndërsa paga e shoferit në Pragëështë 570 euro. Kjo don të thotë se është nën mesatare diku 30 deri në 35 për qind, ndërsa te ne mesatarja është 250 euro, kurse rroga e vozitësit është 400 euro. Kjo don të thotë se ne jemi diku 40 deri 50 për qind përafërsisht mbi mesataren e pagave në nvel vendi. Kjo tregon se është bërë në njëfarë forme një revolucion në“Trafikun Urban”, jo se unë kam qenë më i mençuri se të gjithë të tjerët, mirëpo keqpërdorimet i kam evituar, pastaj ardhja në punë, mobilizimi në punë i punëtorëve, pastaj një bashkëpunim i ngushtë me ekzekutivin e komunës, na ka pru në këtë gjendje ku jemi sot.

Lajm: Sa punëtorë i ka “Trafiku Urban” aktualisht dhe sa autobusëgjithsejtnë gjendje të rregullt që dalin çdo ditë në linjat urbanedhe sa linja keni?

Halil Mustafa: NPK “Trafiku Urban”i Prishtinës aktualisht i ka gjithsejtë 180 punëtorë. Ne për momentin i kemi 30 autobusë të rinj.Për momentin e menaxhojmë mirë linjën numër 4 me 20 autobusë.Ndërsa linjën numër 1 e mbulojmë me 50 për qind, përkatësisht në këtë linjë i kemi 9 autobusë, sepse 50 për qind e mbulon Komuna e Fushë Kosovës me 20 autobusë, që gjithsejt në këtë linjë janë 29 autobusë.
Një ose dy autobusë i mbajmë rezervë, sepse kemi linja të kontraktuara ose eventualisht ndonjë autobus e mbajmë reserve për tërheqje të autobusit që prishet në linjë për tërheqje deri në garazhë. Shpresojmë që gjatë këtij viti do ta kemi edhe pjesën tjetër të kontigjentit të 21 autobusëve të rinj.

Lajm: Sa janë gjithsejt borxhet e “Trafikut Urban”, qoftë ndaj ndërmarrjeve, qoftë ndaj punëtorëve për pagat e mbetura të papaguara?

Halil Mustafa: “Trafiku Urban” i ka të trashëguara1.5 milion euro borxhe. Prandaj, jemi në invazion prej përmbaruesve. Ne kemi obligime që duhet paguar, pavarësisht kush i ka krijuar ato borxhe. Dikush i ka bërë ato borxhe, por ne kemi obligim përt’i paguar, pavarësisht kush i ka krijuar.
Për shembull 350 mijë euro i kemi paga, që punëtorët më heret 24 muaj nuk kanë marrë paga dhe tash vazhdimisht na vijnë përmbaruesit dhe jemi të detyruar në një farë forme për t’i i paguar, për t’i i balancuar pagat e punëtorëve, përndryshe ne duhet të bankrotojmë. Jemi në vështirësi, por megjithatëështë krijuar një bazament i mirë në ndërmarrje, është krijuar një perspektivë në të ardhmen, se për momentin nuk jemi aty ku duhet të jemi.

Lajm: Ju thatë se është krjuar një perspektivë në ndërmarrje, se ka përmirësim të gjendjes dhe se janë rritur pagat e punëtorëve. Si e keni arritur këtë?

Halil Mustafa: Realisht çdo gjë ka qenë transparente, meqenëse ne kemi obligim edhe ndaj BERZH-it qëna obligon të jemi transparent. Kemi marrë 30 autobusë të rinj, me garancion për 5 vjet dhe servisim për 2 vjet.Autobusët e rinj kanë ardhur nga Çekia, janë tëfirmës IVECO.
I kanë të gjitha parametrat që nevojiten për shërbim të qytetarëve të Prishtinës.Ajo qëështë me rëndësi të dihet edhe nga qytetarët, ne i mbulojmë 51 për qind të komplet tranasportit publik në kryeqytet, meqenëse operojnë gjithsejt 160 autobusë.
Ne duhet të gjejmë modalitete se si t’i mbulojmë edhe 51 për qind. Pjesa e parë e këtyre autobusëve është 51, mirëpo pjesën tjetër, ne duhet t’i gjejmë edhe 30 autobusë se si t’i mbulojmë edhe 51 për qind, kurse pjesa tjetër mbetet te sektori privat. Meqenëse ne nuk jemi kah shkojmë kah lindja, por kah perëndimi, ne duhet ta privilegjojmë sektorin privat, meqenëse sektori privat është ai që e mbulon transportin publik urban dhe që ne e synojmë atë.

Lajm: Aështë pengesë për “Trafikun Urban” që në transportin publik janë futur edhe autobusët privat?

Halil Mustafa: Jo. Apsolutisht nuk janë pengesë autobusët privat. Nuk ka mundësi që të jenë pengesë, meqenëse ne “Trafiku Urban” jemi asetnërrugët e qytetit, ne synojmë një integrim vertikal të“Trafikut Urban” dhe horizontal të sektorit privat në“Trafikun Urban”.Ne si “Trafik Urban”do t’i kemi kompetencat ekskluzivisht nëpesë shtyllat kryesore, si bie fjala përpilimin e orarit edhe për sektorin publik edhe për sektorin privat.Menaxhimin do ta bëj“Trafiku Urban” edhe për sektorin publik edhe për sektorin privat.
Pastaj instalimin e GPS-ave në autobusë qëështë një formë shumë moderne, shumë e kohës, që ne kemi dëshirë që ne ta menaxhojmë si “Trafik Urban” edhe sektorin privat, që don të thotë të instalohen GPS-at edhe në autobusët publikë, por edhe në autobusët privat, që pastaj të monitorohet se kah po lëviz secili autobus, pa pasur fërkime nëmes sektorit publikdhe sektorit privat.
Pastaj çështja e marketingut, që është një resor shumë i ndijshëm në kryeqytet. Don të thotë se edhe ne kemi obligim që ndaj kryeqendrës që mos të kemi një marketing të banalizuar, siç e kemi tash me u vesh komplet autobusi me reklamë. Sipas nesh dhe në bazë të standardeve evropiane, autobusi mund të mveshet me reklamë prej 30 deri në 35 për qind e jo më shumë. Tani shihen shumëautobusëtë mbuluar komplet me reklamë, për shembull njëreklamë me ariun e madh në tërë autobusin, kur një nënë me fëmijë të vogël don të hyp në autobus, fëmiu frikësohet nga reklama.
Pastaj një resor i veçantëështë edhe çështja e performancës. Këto pesëkritere do të jenë nën menaxhimin e “Trafikut Urban”.Prandaj, asgjë nuk ka të keqe që të jetë sektori privat në“Trafikun Urban”.Përkundrazi, unë nisem prej një parimi se shumë më mirëështë të kemi bashkëpunëtorë se sa të kemi konkurrentë. Me sektorin privat në bazë të kontratës me nda përfitimet ditore e mujore, prandaj duhet që edhe sektori privat t’i afrohet standardit të“Trafikut Urban”.
Kyështë një modalitet që ne synojmë ta kemi brenda një periudhe shumë të shkurtër dhe të përfundon një integrim vertikal i “Trafikut Urban” dhe horizontal i sektorit privat. Pra, edhe autobusët privat t’i kemi nën ombrellën e “Trafikut Urban”.

Lajm: Aktualisht sa linja i mbulon “Trafiku Urban” dhe a synoni rritjen e numrit të linjave?

Lexo edhe:  Thaçi: Themelimin e ushtrisë nuk do të mund ta bllokojë askush

Halil Mustafa: Prej shkurtit të vitit 2017 ështënjë kompani angleze e cila merret me ridizajnimin e linjave dhe ne nuk kemi qasje aty. Për momentin i kemi 34 linja në tërë qytetin e Prishtinës, mirëpo ne “Trafiku Urban” i menaxhojmë linjat 1, 2, 3 dhe 4. Ndërkaq, linjave tjera, sipas të gjitha gjasave, do t’i jepet me tender sektorit privat. Në momentin që bëhet ridizajnimi i linjave, ndryshon komplet gjendja e linjave.Pra, edhe numri i linjave 1, 2, 3, 4, etj.do të ndryshohet, don të thotë do të kemi një lloj miksti të linjave në kuadër të qytetit.

Lajm: Në relacionin Prishtinë-Fushë Kosovë ka vetura që bartin vazhdimisht në çdo kohëudhëtarë, si thuhet punojnë në të zezën. A janë pengesë për “Trafikun Urban” pasi që veturat i marrin udhëtarët e “Trafikut Urban”, kështu që në autobusët e “Trafikut Urban” zvogëlohet numri i udhëtarëve dhe mund të shkaktojë humbje për “Trafikun Urban”?

Halil Mustafa: Unë vazhdimisht e potencoj. Janë tri shtylla kryesore që e bëjnë“Trafikun Urban” të fortë: E para,aplikimi i biletës elektronike! Sepse arka fiskale e cila për 7 deri në 10 sekonda e bën shtypjen e një kuponi fiskal, neve na humb shumë kohë. Pra, arka fiskale është démodé, ështënjëelement i tejkaluar, sidomos në shërbim të qytetarëve për dhënie të biletave. Pra, integrimi i sektorit privat në“Trafikun Urban” dhe sistemi i ri elektronik, kjo është një sfidë për “Trafikun Urban”, është shumë komplekse, nuk është shumë e lehtë, por për t’u realizuar është e vështirë, por shumë e efektshme. Bileta e integruar ishte një.
E dyta është çështja e tregut tëzi, ate çka e the ti, don të thotëështë një e metë, një kancer për Trafikun Urban. Për shembull në linjën numër 1, në çdo dhjetë sekonda e ke nga një veturë që merr udhëtarë në të zezën.
E treta është traseja e trafikut urban apo linja e veçantë për “Trafikun Urban”.
Nëqoftëse këto tri shtylla të cilat unë vazhdimisht i kërkoj në bashkëpunim me Komunën, me ekzekutivin e Komunës së Prishtinës dhe Kompaninë“MG Mgdonald” e cila mirret me dizajnimin e linjave dhe me kompani të cilat i kemi në cilësi të konsulencës këtu brenda Trafikut Urban, vazhdimisht këto tri shtylla i kërkoj, meqenëse ne këtu krijojmë humbje. Nuk kemi mundësi me kthy kredinë e BERZH-it nëqoftëse këto tri shtylla nuk i funksionalizojmë.
Ju garantoj që 30 deri 35 për qind kemi humbje pazar ditor nga tregu i zi, te linja e veçantë e “Trafikut Urban” dhe te arka fiskale. Arka fiskale mund të jetë efikase për një produkt, që nuk ështëjo i shpejt për t’u furnizuar. Me arkë fiskale për ta furnizuar një udhëtar nevojiten 10 sekonda, po nëse hyjnë 10 veta vonon, kështuqë 10 deri në 15 për qind e udhëtarëve na ikin pa paguar bileta.

Lajm: Aështë shumë mëe lehtë dhe më efikase përdorimi i arkës fiskale apo dhënia e biletës së thjesht?

Halil Mustafa: Jo. Biletën e thjeshtë nuk na e lejon Administrata Tatimore e Kosovës (ATK). Kur kam ardhur në“Trafikun Urban” e kam gjetur arkën fiskale të instaluar në autobusë, si dhe GPS-at, por vetëm në autobusët e “Trafikut Urban” e jo edhe te autobusët e sektorit privat.
Ndërsa, kur kam ardhur unë kam filluar me kontratë të paraparë instalimin e GPS-ave edhe te autobusët e sektorit privat, për të kuptuar se kush po merr udhëtarë më shumë, kush po e kalon tjetrin për t’ia marrë udhëtarët tjetrit autobus para tij. Kështu që ne vazhdimisht i kemi monitoruar edhe pse kemi pasur autobusë të vjetër.Arka fiskale është e detyrueshme prej ATK-së, por më efikase është bileta elektronike.

Lajm: Mirëpo, për shembull në autobusët e Obiliqit ose edhe autobusët e linjave tjera të fshtarave përdoret bileta e thjesht, jo kupon nga arka fiskale. Si ndodhë kjo?

Halil Mustafa: Mirëpo, ata autobusë që qarkullojnë në linjën Obiliq-Prishtinë nuk janë autobusë të Trafikut Urban, me ta nuk kemi kontratë. Ata janë autobusë që u jep leje Komuna e Obiliqit, 50 për qind e menaxhojmë ne dhe Obiliqin edhe Fushë Kosovën, kurse 50 për qind e menaxhojnë komunat përkatëse. Nëpër këto dy komuna kalojnë edhe autobusët e fshatrave.

Lajm: Trafiku Urban dikur ka patur linja edhe nëpër fshatra të tri komunave, Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit. Trafiku Urban apo edhe Komuna e Prishtinës a ka ndonjë plan apo ide që“Trafiku Urban” të ketë autobusët lokal edhe në ato fshatra, sikurse në Barilevë, Bardh, Magure, Miradi e Epërme, etj.?

Halil Mustafa: T’u them të drejtën, ne jemi në një fazë të tranzicionit. Pyetja e juaj më tepër i takon të kaluarës, meqenëse ne kemi qenë në një sistem socialist, tash është një sistem kapitalist. Bile mos me më ardh keq, do tëthoja se e kemi një sistem klasik kapitalist. Pra,është fazë shumë e rëndë, shumë e vështirë, është fazë tranzicioni për të ardhur deri te një kapitalizëm çfarë e mendojmë ne, që ndoshta do ta kemi për nja njëqind vjet.
Në njëfarë forme ne nuk mund të bëjmë krahasime prej një periudhe të kaluar me periudhën e kohës së sotme.Për momentin ne e kemi obligim ate që e thash dhe jemi shumë ithtarë të asaj që ne ta kemi sektorin privat të inkuadruar në“Trafikun Urban”. Ne deshtëm apo nuk deshtëm, ne jemi futur në një rrugë njëkahshe në të cilën duhet patjetër të ecim përpara.
Për momentin jemi të interesuar që si risi kanë me qenë 7 linja të cilat kanë me qenë kyçe në kryeqyet.Ndërsa 13 linja tjera kanë me qenë linja ndihmëse.Me këtë synojmë që ne në kryeqytet me i pas 7 linja të“Trafikut Urban”, kurse 13 tëtjera me ua nda sektorit privat.
Ne shumëherë po e bëjmë një krahasim nga e kaluara.E kaluara ka qenë një sistem krejt ndryshe, sepse nuk ka pas sektor privat, kurse tash ekziston sektori privat dhe jam shumë i interesuar që të integroj këtë sektor në“Trafikun Urban”.
Unë si menaxher i Trafikut Urban nisem nga parimi qëmë mirëme pas bashkëpunëtorë se same pas konkurrentë. Thjesht, me sektorin privat me e nda fitimin.Shpeshherë dikush po mendon se ne jemi një sistem publiko-privat, por ne nuk i dijmë këto terme.
Sektori publiko-privat nuk të lejon që me pas fitimin, por pyetja është që fitimin që e bën Trafiku Urban me e nda me sektorin privat. Nuk mundesh ti me qenë aksionar në Trafikun Urban nëse e ke një autobus, jo, por ti ke me qenë pjesëmarrës në Trafikun Urban.

Lajm: “Trafiku Urban” posedon një garazhë të madhe që nuk e ka askush në Kosovë. Sa e shfrytëzoni dhe a ju ndihmon që të bëni servisimin e autobusëve?

Halil Mustafa: Posedojmë një garazhë të madhe, të cilën e kemi renovuar dhe e shfrytëzojmë. Renovimi i garazhës ka filluar që nga viti i kaluar.Në përgjithësi, garazha është shumë funksionale, sepse zë shumë autobus për parkim dhe servisim.Aty mund të servisohen edhe autobusët privat kontraktorë.Renovimi i garazhës është bërë nëpërmjet procedurave tenderuese që e bën komuna.

Lajm: Për fund, z. Halil, ju që jeni në krye të“Trafikut Urban”, a mund të konsideroni se këndellja e ndërmarrjes dhe vënia e saj në binarët e suksesit, ështënjë sukses i juaj, pasi që keni menaxhuar shumë mirëdhe e keni bërë“Trafikun Urban” ndërmarrje të suksesshme?

Halil Mustafa: Jo. Unë po ju them me kurreshtje dhe me shumë bindje. Mos mendoni që nuk kam pas vështrësi, kam pas shumë vështirësi, sidomos apetitet e partive politike kanë pas shumë ndikim, po apetitet janë të pangopshme, njeriu me apetite nuk ngopet, kështu që thjesht unë kam qenë strikt në atë punë, unë jam një menaxher që dua ta menaxhoj “Trafikun Urban”, që t’u rriten të ardhurat personale punëtorëve. Kjo është me rëndësi për mua.
Nuk ka diçka të veçantë, edhe publiksht po e përmendi, edhe para juve, se nuk kemi nevojë shumë me menduar se si me menaxhuar Trafikun Urban, por është më me rëndësi si ta ndalim hajninë, kyështë menaxhimi më i mirë. Kështu që nuk kemi çka të mendojmë diçka tjetër.

Prandaj, në momentin që kam ardhur në“Trafikun Urban” kam thënëstrikt se nuk ka më keqpërdorime.Nuk ka hajni, keqpërdorime.Unë nuk e kisha marrë si titullar suksesin e “Trafikut Urban”. Meqenëse kam ardhur nga sektori privat, asnjëherë nuk kam qenë në ndërmarrje publike, unëi kam stopuar keqpërdorimet, kam thënë se këto gjëra nuk ecin te unë, sikurse janë keqpërdorimet, pastaj neglizhenca në punë, pastaj mosrespektimi i orarit të punës, etj. Këto gjëra nuk i kam toleruar.

Nëse kam hasur tek ndonjë konduktor duke keqpërdorur punën, e kam heq nga ajo punë dhe e kam quarte autolarja e autobusëve. I kam thënë shko se ti nuk je për arkë fiskale! E nëse edhe këtu nuk punon, duhet të shkosh në shtëpi, se nuk bën pa punë!Nuk kisha dasht të jem titullar i suksesit në“Trafikun Urban”, meqenëse këtë gjë e kanë kuptuar edhe punëtorët, sepse u janë rritur pagat.Punëtorët e kanëkuptuar që e dua punën dhe nuk e lejoj (e urrej) keqpërdorimin.
Me evitimin e keqpërdorimeve fillohet kah e mbara dhe kah e mira.Në“Trafikun Urban” nuk ka më aso keqpërdorime klasike. Unë jam shumë i kënaqur kur një konduktor i thotë udhëtarit: jo të lutem merre biletën, mos ma kthe!Kjo ka bërë që në“Trafikun Urban” të kthehet suksesi. Kemi bërë një ndryshim shumë të madh në krahasim me të kaluarën. /Intervistoi: Ahmet Pllana