Lansohet klipi më i ri muzikor kushtuar këngëtarit Osman Sefë Mleqanit (Video)

Me rastin e një vjetorit të ndarjës nga jeta të doajenit të muzikës folklorike, Osman Sefë Mleqanit, u promovua klipi më i ri kushtuar këtij rapsodi të njohur në mbarë trevat shqiptare, shkruan Lajm.

Këngën me titull Osman Sefë Mleqani e ka kënduar këngëtari i ri Mirlind Bajraktari. Teksti & muzika nga Milaim Mezini, aranzhmani Ethnomusic nga Burim Krasniqi. Videorealizimi nga RedMediaKs https://www.facebook.com/RedMediaKS.

Osmani, bashkë me Imerin dhe Ibrahimin kanë qënë zëri kryesor i muzikës folklorike shqipe në Kosovë për disa dekada.

Deri në kohën e luftës në ketë grup muzikor ka qenë edhe Beqiri, i cili kishte vdekur në kufirin Kosovë – Shqipëri në vitin 1998, si pjestarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkë me Mujë Krasniqin.

T’bijtë e Sefës muzikën e kanë trashëgim nga baba, pra Sefa, një veteran i këtij zhanri të muzikës.

Osmani do të mbahet gjatë në mend për zërin e tij, për muzikën dhe motivet e këngëve që i ka interpretuar. Ai për shkak të teksteve patriotike të këngëve të tij ishte arrestuar kohë pas kohe nga regjimi jugosllav.
Osmani, bashkë me vëllezërit e tjerë, ishin inspiruesit kryesor të rezistencës së shqiptarëve.

Lexo edhe:  Egzonita Ala në filmin hollivudian “EuroClub”, ku luan edhe Eric Roberts

Këto këngë kishin efekt të jashtëzakonshëm në lindjen dhe mobilizimin e UÇK-së, pjesë e së cilës ishte Beqiri.