Largimi i Shkullakut nga AbcNews reagon ashpër aktori shqiptar: Qeveria po blen mediat

Largimi i Armand Shkullakut nga ABC Neës ka bërë që të reagoi aktori i humorit Julian Deda.

Përmes një statusi në rrjete sociale Deda është shprehur se ky largim ka ardhur për shkak të “zaptimit të hapësirave televizive nga Erion Veliaj dhe Edi Rama”.

“Zaptimi i hapsirave televizive nga Eri dhe Edi, vjen si rrjedhoje i blerjes nepermjet planit rregullues te Tiranes te boseve te mediave. Rezultati eshte i dukshem. Shkarkimi (medemek iku vete) i Shkullakut nga ABC News dhe telefonatat kercenuese te boseve drejt gazetareve te tyre duke i urdheruar te mos thone asnje fjale kunder Erit.

Keshtu jemi drejt zaptimit te hapesirave te facebookut, te cilat, sipas zerave nga punonjesit e Bashkise, Erin e shqetesokan pafund. P.s. Kjo eshte shume serioze, aspak per te qeshur. Keqardhje,”-shprehet Juli në rrjete sociale.

Lexo edhe:  Kantoni i jep të drejtë kosovarit: Pasaporta i është refuzuar mbi bazë të një shpifjeje
SHARE