Lewandowski, sinjal Bayernit: Skuadra po plaket, ndryshoni strategji!

Një shqetësim i dhënë dhe i ripërsëritur. Robert Lewandowski ka një dyshim: nuk është i sigurt nëse Bayerni do të mund të qëndrojë në nivelin e klubeve më të mëdha europiane. Drejtuesit bavarezë, në fakt kanë këmbëngulur se nuk do të cmenden për të shpenzuar shifra jashtë logjikës së merkatos. Mirëpo nëpër Europë, vetëm PSG shpenzoi 400 milionë euro për Neymar dhe Mbappe, ndërsa Barcelona 105 milionë, plus bonuset, për Dembele. Shuma më e madhe e shpenzuar nga Bayerni në merkaton e verës ishte 41.5 milionë për Tolisso. Lewa nuk beson se kjo është strategjia e duhur.

“40 milionë sot shpenzohen për futbollistë normalë, jo për më të mirët. Futbollistët e Bayernit po plaken, cdo skuadër ka nevojë për një lojtar të nivelit më të lartë cdo 2-3 vjet, për të rinovuar energjitë, përvecse për të sjellë më shumë cilësi. Klubet e tjera shpenzojnë shumë vetëm për një futbollist. Nëse Bayerni dëshiron të ketë më të mirët në botë, duhet të jetë më kreativ dhe të ndryshojë strategji”, shkruan Supersport.

Lexo edhe:  Formacioni zyrtar i Kosovës, debuton Besart Berisha

Bayerni, sipas “The Sun”, po punon për të gjetur zgjidhje, duke parë që nga Anglia janë të shumta skuadrat që kërkojnë sulmuesin polak. Mauro Icardi konsiderohet si zëvendësuesi ideal i Lewandowskit, por, për të arritur tek argjentinasi, kampionët e Bundesligës duhet të shpenzojnë shumë më tepër se 40 milionë.