Listë e zezë për kompanitë që lanë udhëtarët të presin në aeroporte

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka paralajmëruar futjen në listë të zezë të të gjitha kompanive ajrore që kanë shkelur licencën duke i lënë me orë të tëra udhëtarët duke pritur në aeroport.

Vendimi pritet të merret para nisjes festave të fundvitit, raporton KTV.

Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”, Lekaj ka paralajmëruar edhe ndryshimin e vendimit për mënyrën e financimit të zgjerimit të pistës së këtij aeroporti, vlera e të cilit është 33 milionë euro.

Nga ana tjetër, drejtori i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Haldun Firat Kokturk, ka thënë se pret nga institucionet mbështetje edhe në projekte të tjera, duke bërë të ditur se nëse vazhdon ky trend ajror, numri i pasagjerëve gjatë këtij viti do të arrijë në 1.9 milionë.

Lexo edhe:  Hapen dyert e bodrumeve për grumbullimin e rrushit