Lu më ashpër se kurrë: Në janar 2018 për herë të parë do të hamë peshkun e madh!

Ambasadori amerikan në Shqipëri Doland Lu ka folur më ashpër se kurrë ndaj dështimit të drejtësisë në Shqipëri dhe lidhjes së botës kriminale me politikën.

Për këtë ai nuk ngurroi të përmendë me emra, se nësë politika do të dojë të gënjejë veten se është e pastër, mjafton të shqyrtohen rastet e Arben Frrokut, Elvis Roshit, ish-kryebashkiakut socialist, Arben Ndokës, ish-deputet i PS, dhe Gentian Muhameti, kandidat i PD-së për kryebashkiak. Ndaj Lu tha se inkriminimi i politikës nuk ka të bëjë vetëm me një parti, e ndaj goditja duhet të jetë e fuqishme.

Nga ceremonia ku u prezantua plani ”Forca e Ligjit”, një rrugë e re për institucionet ligjzbatuese në Shqipëri, Lu tha se në fillim të 2018-ës do të ketë arrestime të bujshme. “Të paktën një herë të vetme në Shqipëri duhet të hamë peshkun e madh”, – tha Lu, duke ju referuar shprehjes shqiptare: Peshku i madh e ha të voglin.

Cfare tha Lu

Veprat flasin më shumë se fjalët. Kolegët e mi do të ndihmojnë policinë. FBI është këtu për të angazhuar në luftën kundër krimit. Programi është përgatitur me një plan që do të punoj pranë kësaj Task-force. Ndihma jonë do të mbështesë institucionet e reja në luftën kundër e krimit të organizuar. Nëse Amerika dhe vendet e BE do të vendosin besueshmërinë në ketë ë luftë kundër krimit të organizuar ne presim rezultat. Kjo duhet që të përfundojë me arrestimin dhe ndjekje penale në fillim të viti të ardhëm dhe ky sukses të vazhdojë me SPAK-un.

Lexo edhe:  “Shqiptarët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën atdhetare kroate”

Partnerët ndërkombëtare e presin këtë, populli shqiptar e kërkon dhe e meriton këtë. Së fundmi ju keni një shprehje: “Dielli duket që në mëngjes”. Më pëlqen që ky plan veprimi e pranon qartë se krimi i organizuar shqiptar është problem serioz dhe një kërcënim për sigurinë kombëtare. Plani pranon se organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve kriminale. Dimë gjithashtu se Shqipëria ka problem mes lidhjeve të grupeve kriminale dhe politikanëve, nëse e mohoni këtë duhet të shqyrtoni rastet e Arben Frrokut, Elvis Rroshit, Arben Ndokës dhe Gentjan Muhametit. Ky nuk është vetëm problemi i një partie, por ka pllakosur politikën shqiptarë që nga rënia e komunizmi. SHBA do të angazhohet fuqimisht kundër krimit të organizuar, pavarësisht lidhjeve që mund të ketë me njerëz të rëndësishëm, politikanë, prokurorë, gjyqtarë apo biznesmenë. Ju thoni gjithashtu një shprehje: “Peshku i madh e ha të voglin”, për një herë të vetme në Shqipëri duhet të hamë peshkun e madh.