Maliqi: Shqipëria do të mund ta zgjidhte problemin e flamujve

Opinionisti Shkëlzen Maliqi ka thënë se Çështja e Flamujve në të vërtetë nuk është aspak e tillë, ose nuk duhet të jetë, pasi edhe flamuri i shtetit, edhe ai kombëtar, janë të dyja simbole tona.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se të dy flamujt i kanë momentet e veta në të cilat përdoren dhe se në asnjë rast nuk kemi pse të heqim dorë nga asnjëri.

“Flamuri kuqezi ka qenë flamur i shqiptarëve në betejat për çlirim. Është flamur i shqiptarëve në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës, si dhe në diasporë. Është edhe flamur i një shteti anëtar të NATO-s. Është si një fjalë me dy kuptime. Ndërsa flamuri i Kosovës është flamur shtetëror”.

“Duhet vendosur një hierarki simbolesh. Ne e kemi muajin nëntor kur e festojmë flamurin kuqezi, ndërsa tash festojmë pavarësinë me flamurin e shtetit. Të dyja janë simbole tona. Nuk heqim dorë nga asnjëri”.

“Flamuri i Kosovës në fillim ka krijuar huti, por për nga dukja është flamur europian. Nuk është se nuk pranohet nga njerëzit, përkrah afirmimit të Kosovës si shtet. Shumica e serbëve nuk e pranojnë këtë flamur, por në nëjfarë mënyre jetojnë me të: janë shtetas të Kosovës, marrin paga nga Kosova”.

Lexo edhe:  Ganimete Musliu sulmon rëndë Dardan Sejdiun

“Shqipëria e ka pasur një flamur që e përdorte për flotën detare. Ka qenë me dy shirita të kuq dhe një të zi në mes, i ngjajshëm me atë të Austrisë në dukje. Mendoj që përdorimi i tij si flamur shtetëror nga Shqipëria do ta zgjidhte problemin që kemi me flamuj”.