Maloku: Të bëhet ndryshimi i ligjit për FSK-në

Krijimi i ushtrisë së Kosovës edhe më tej po vazhdon të krijojë përplasje politike.

Shndërrimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës po mbetet peng, sidomos nga Lista Serbe e cila duhet të votojë ndryshimet kushtetuse që të mundësojë këtë transferim.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Naim Maloku konsideron se duhet të ndryshohet ligji për FSK-në dhe të bëhet plotësimi i ligjeve në mënyrë që të ndërrohen disa kompetenca.

“Duhet të ndryshohet ligji për FSK-në, në mënyrë që të bëhet plotësimi i ligjit dhe të ndërrohen disa objektiva dhe kompetenca. Pastaj duhet të zgjerohen, duhet të rritet infrastruktura dhe me u pajisë në aspektin materialo-teknik mjaftueshëm për me i arritë objektivat që ia përcakton ligji.”, ka thënë ai në një bisedë për Indeksonline.

Sipas tij, qeveria e Kosovës duhet të përqendrohet tek këto çështje pasi këtë po e kërkojnë edhe ndërkombëtarët.

“Duhet të fokusohet të objektivat dhe kompetencat e brendshme të FSK-së, tek tri çështje pasi atë po e kërkojnë vazhdimisht edhe ndërkombëtarët që të bëhen ndryshime dhe nuk besojë se do të mundet as kjo qeveri e as në të ardhmen mbas kësaj me e shty një avancim të tillë. Çdo vizitë, çdo ndërkombëtarë kanë treguar qëndrimin e tyre se duhet bëhen ndryshime kushtetuese dhe për këtë nuk mendojë se do ta jëp pëlqimin Lista Serbe”, ka shtuar ai.

Lexo edhe:  Pacolli pas prishjes me LDK, pasdite takon Haradinajn