Manchester City i papërmbajtshëm edhe në FA Cup

Manchester City nuk fal asgjë as në FA Cup. Citizines mposhtën lehtësisht 4-1 Burnley-in duke avancuar në raundin e 4-t të Kupës së Mbretëreshës. Aguero me një dygolësh por edhe Sane e Bernardo Silva me finalizimet e tyre ishin heronjtë e Manchester City-it në këtë sfidë. Nuk zhgënjyen as skuadrat e tjera të Premier Leagues që zbritën në fushë sot. Newcastle kaloi 3-1 me në shtëpi modestët e Luton Town falë një dygolëshi të spanjollit Perez. Watford triumfoi lehtësisht 3-0 ndaj Bristol City-it ndërsa Southampton, West Bromwich dhe Huddersfield fituan respektivisht në transfertë ndaj Fulham, Exeter dhe Bolton. Ngecën në barazime Leicester dhe Swansea që duhet të luajnë nga një tjetër ndeshje për të kaluar në raundin tjetër.

Lexo edhe:  Shqipëria me risi, Xhaka mbetet jashtë