Mbrojtja do të kërkojë dëmshpërblim për “Monstrën”

Rasti Monstra tani fillon prej pikës zero. Pas afro 6 vjetëve të kaluara në burgjet e vendit, të dënuarit e këtij rasti do të kenë mundësinë që të mbrohen në liri.

Megjithatë sipas palës mbrojtëse për kohën e kaluar në burgjet e vendit, ata duhet të dëmshpërblehen.

“Patjetër si në rastin e Sopotit edhe në këtë rast do të kërkojmë dëmshpërblimin për këto vite që kanë qenë pa faje në paraburgim. Vetëm parakusht për këtë krekës është e dini që të jetë aktgjykimi i plotfuqishëm dhe është një procedurë e lehtë inercioni dhe ju takon dëmshpërblimi është një punë që do të realizohet me vet automatizëm mbase do të lirohen këto të akuzuar që jam i bindur që nuk kanë faje dhe që do të jetë epilogu që do të lirohen nga kjo aktakuzë”, deklaroi avokati Naser Raufi. /albeu.com

Lexo edhe:  "Haradinaj", Majko: S'është kjo Franca, por zonja Le Pen...të presim vendimin e gjyqësorit!