Me çka duhet të krenohet qytetari i Malishevës me qeverisjen e Ragip Begajt?

E kishte nisur fushatën e para 4 viteve me fjalën e famshme “Në emër të Zotit me drejtësi”. Por, Ragip Begaj mandatin njëmend po e përfundon duke përballur me drjetësinë. Ardhmëria, emancipimi dhe zhvillimi i shoqërisë mvaret nga Edukimi dhe Arsimi.

Por si duket kjo teori e pengoj jashtë mase Haxhi Ragipin, intelektualizmi i së cilit nuk kalon përmasat e një shkolle të lartë dhe një Haxhillëku dhe me të marrë pushtetin, largon nga puna më shumë se 140 mësimdhënës për mosbindje politike, duke i zëvëndesuar ata me militant të Nismës me diploma të Gjakovës.

Ku qytetarit i’u fatura mosprofesionalizmi dhe gjobitja ne vlerëprej afro 300,000 € ( 300 mijë€ ) nga vendimi i gjykatave për të larguarit nga puna.

Fjalën e famshme ” në emër të Zotit me drejtësi ” e përdori edhe në institucionin me njerëzit më human në qendrën e mjeksisë familjare, duke bërë ndërhyrje arbitrare ku kishte avancuar shantazhi, korrupsioni, keqmenxhimi, dhe familjarizmi, kur për të qënë pjesë e stafit mjekësor duhet të jesh djali apo vajza e kryetarit, dhe brenda një mandati ndërrohen disa drejtor dhe nuk u lidhet kontrata atyre qe nuk kanë librezën Portokalli pra librezën e partisë Nisma.

Abuzohet dhe keqpërdoren tenderet për barnat esenciale të cilat është dashur te i’u jepen njerëzve me nevojë, të cilët nuk kanë mudësi për t’i blerë dhe që jepen gratis e deri të nderprerja e kësaj ndihme sociale.

E strumbullari i turpit ndodh në qendrën për punë dhe mirëqenie sociale, aty përveq që futën në skemat sociale njerëz që nuk kanë nevojë vetëm e vetëm për t’i kërkuar votën. Po ashtu në këtë qendër abuzohet me fëmijet e braktisur dhe zyrtar te kësaj qendre përfshinen në një skandal korrupsioni; një rast me një fëmijë të braktisur duke i’a dhënë jashtligjshëm të drejtn për adoptin te një fëmiu në këmbim te parave.

Lexo edhe:  Kjo është Partia "Demokratike"dhe paftyrësia e saj

Për 4 vite të qeverisjes së Nismas është ngulfatur zhvillimi ekonomik në munges të një plarforme qeverisëse me njerëz te pa përkushtuar për punë, me një Administratë jo profesionale të cilën Ragip Begaj e instaloi pas ardhjes në pushtet, duke punësuar militant të partisë me kontrata mbi vepër dhe kontrata fiktive duke keqpërdorur oragnizatën Handikos, dhe në emër të saj punëson njerëz që nuk punojë në sherbimet shendëtsore, kurse pagat i marrin nga sektori i shendesisë.

E qka nuk bëri Nisma, keqpërdori besimin e Organizatave te dala nga Lufta, largoi nga puna familjar të Dëshmorëve, Veteran të Luftës dhe la në meshirën e fatit shumë Invalid duke u përballur me varfëri të skajshme .
Në gjuhën dhe politikën e tij ditore, Ragip Begaj përveq që gënjeu dhe i njollosi qytetarët e Malishevës duke i quajtur hajna dhe duke thënë se hajnia është gjen në trupin e Malishevasve.

Gënjeu kur tha në një emision televiziv; se kam ndërtuar shkolla, rrugë, kanalizime, ujësjellës e shumë qka tjeter gënjeu.

Gënjeu kur tha se kam ndërtuar 15 shkolla gjë nuk e tha në një emision tjetër dhe tha vetem 5.

Gënjeu kur tha për ujësjelles, ka futur vetëm gypa, gënjeu kur tha se kemi ndërtuar rrugë, në fakt shtroi shtigje per biçikleta, e qka nuk gënjeu tjeter?.

Ky pra është Haxhi Ragipi, mashtruesi me i madh i Malishevës.

Ndërsa juve qytetar të nderuar ju ftoj te votoni Forcën e Ndryshimit, të votoni për njeriun me Vlera të Larta, për njeriun që do ta shëroj Malishevën nga të gjitha këto të këqija, e ky është Dr. Mursel Gashi. Votone Partinë Demokratike të Kosovës #94./Shkruan: Ruzhdi Kryeziu