Me sytë nga qielli: Pamjet tronditëse të operacionit të shpëtimit

Një situatë e rëndë e përmbytjeve është në Urën Gjoles në Fushë Krujë.

Janë rreth 60 familje të përmbytura në këtë zonë ku niveli i ujit ka arritur mbi 1.5 metra.

Një grup xhirimi i Ora News ka ndjekur tre operacione evakuimi.

Në njërin prej tyre është shpëtuar dhe një fëmijë vetëm 1 vjeç. Pamjet janë vërtet rrënqethëse.

Këta banorë kanë humbur gjithçka kanë arritur ta ngrenë me mund për vite të tëra.

Ndërkohë ka nisur operacioni nga ajri i Forcave të Armatosura për t’u ardhur në ndihmë banorëve të përmbytur në fshatrat Derven dhe Mallkuç të bashkisë Krujë.

Dy helikopterë të ushtrisë kanë fluturuar mbi banesat e këtyre fshatrave dhe pritet të marrë banorët të cilët janë ngjitur në çatitë e banesave të tyre.

Nga Korça janë evakuuar dy familje në Devoll dhe një në Kolonjë.

Po kështu janë evakuuar dhe tre salla bagëtish në Vithkuq dhe Lushnje.

Lexo edhe:  Shënohet sot Dita e shëndetit oral