Meksika mbron të drejtat e njeriut pas raportit për abuzim

Qeveria meksikane e ka rikonfirmuar përkushtimin e saj për të drejtat e njeriut, pas një studimi ku thuhej se pothuajse të gjitha rastet e abuzimit kundër civilëve nga ushtria në luftën kundër substancave narkotike, nuk zgjidhen apo nuk dënohen.

Në një deklaratë zyrtare nga qeveria meksikane thuhet se ata po punojnë drejtë “ndryshimeve strukturore dhe institucionale për t’i dhënë fund shkeljeve për të drejtat e njeriut”.

Sipas qeverisë, ushtria tashmë po mbanë trajnime për të drejtat e njeriut, si përpjekje për të dëshmuar punën drejtë lufës së abuzmeve ndaj civilëve.

Lexo edhe:  Presidenti Filipinës refuzon ndihmën financiare nga Britania