Mërgata shqiptare, faktor zhvillimi në Kosovë

Përfaqësues të institucioneve nga Kosova dhe Shqipëria bashkëbiseduan me përfaqësues të mërgatës shqiptare në Gjermani për mundësitë që mërgimtarët të ruajnë lidhjet kulturore dhe gjuhësore me vendet e prejardhjes, si dhe se si ata mund të kontribuojnë përtej dërgesave të parave për zhvillimin ekonomik të këtyre vendeve, shkruan “Deutche Welle”.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Valdrin Lluka, ka thënë se diaspora deri më tani ka luajtur rol kyç në zhvillimin e Kosovës, me më shumë se 700 milionë euro në remitenca, si dhe në shumë projekte për punësimin e të rinjve.

Ai pret që diaspora edhe më tutje të kontribuojë për zhvillimin e Kosovës, derisa u premton lehtësira atyre që dëshirojnë të investojnë në Kosovë.

Lexo edhe:  ASK: Mbi 70 % e të punësuarve kanë kontratë të përkohshme