Mesazh për Ardit Gjebrenë: Nuk ta kisha uru me e pa vajzën tande n’atë pozicion

Trupi asht nder te Dhanunat Hyjnore qe tek ne vjen si amanet! Trupi asht cdo rrenqethje qe na e rrotullon zemren kur tinez vjedhet a dhunohet mishi jone. Trupi asht ai qoshku’ ku Shpirti endet lirshem dhe merr e jep sinjale diftuese te Frymes sone!

Para ca ditesh, ajo çfare pame tek ‘E diela shqiptare’ qe nji kallzues i shpirtit te mluem me petkun e Harreses; shpirtit te trazum prej materializmit shfrenues! Vajzat qe ‘perdridheshin’ teksa Ardit Gjebrea dhe Valon Shehu shijonin pjatat siper barkut te tyre, perçonin mbi te gjitha nji soj dhimte qe zor kalon. Dhimte me e pa se qysh jena hutu n’terrin e paditunise!

Doemos asht dhimte e madhe me i pa vajzat e reja teksa çplohen neveritshem per t’i plotsue tekat djallezore te disave. Jo se du me u ngaterrue ne zgjedhjen e gjithsekujt per me ba ca t’i teket me veten; por s’mund ta pranoj kurre qe per disa interesa/ cytje bajate modeli i menjeve te hallakatuna me u marre i mireqene dhe gruaja me u perdorun si ato kukullat kineze (kancerogjene) qe e prishin shnetin e fmijeve!

Per ma teper qe tashma dihet se ‘E diela shqiptare’ asht nji program qe mesyen familjen, adoleshentet e madje edhe femijet. Permes ca skenave histerike dhe ‘lojnave te fatit’ metohet ‘ si pa dashje’ me i vu hi synit te popullit dhe me e fsheh varfnine qe e ka pllakos qytetarin shqiptar knej e anej tunelit. Ndoshta, Gjebrea jeton i kamun ne luks nderkohe qe shqiptari ‘tjeter’ detyrohet me i ‘dhane’ te tana ne kembim te nji ‘meditjeje’ qesharake prej se ciles ka me e siguru vaktin e familjes.

Lexo edhe:  Organizohet Panairi i Artizanatit dhe Trashëgimisë Kulturore

Dhimta bahet edhe ma e rande kur e sjell neper mend faktin qe media metet influence e pakonkurrueshme ne shoqnine tone. Ndaj, te transmetosh te tilla skena (perverse) do me thane me e legjitimu dhunen dhe te shemtuten pa t’u dridh çerpiku. Per hesap, te disave dhe si faturim per boshllekun shpirtnor.

Me e thane shkurt, per sa kohe Gjebrea me shoke, pra media ne tanesi, e nxen venin e familjes, shkolles, menimit te Nalte, librit a shetise bri Liqenit, na s’kena me pa dite t’lehta!

P. S. #ArditGjebrea nuk ta kisha uru qe me e pa vajzen tande n’ate pozicion! (si balerinat) AMA emisionit tand i uroj me zemer sa ma pak financime; pra PARE e pisllik. U mbyllte. Sa ma shpejt!!!

Idhnushem, Fjolla Spanca./Shkruan: Fjolla Spanca