Mesazhi i ambasadores gjermane: Emigrimi nuk është zgjidhje

Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schutz gjatë një vizite në qytetin e Kukësit, ka thënë se emigrimi nuk është zgjidhje.

Sipas Schultz, ndonëse largimi duket si zgjidhja më e mirë për shqiptarët, ata gjithsesi kthehen duarbosh dhe kjo duhet shmangur, shkruajnë mediat shqiptare.

“Rruga jashtë vendit duke sikur është alternativë për shumë shqiptarë, por ata po kthehen duar bosh në Shqipëri. Këtu jeni ju që duhet të shërbeni si qendër që të shmangen këto rrethana te padëshirueshme”, ka thënë Schultz.

Edhe kryebashkiaku i Kukësit tha se për të frenuar largimin e kuksianeve duhet zhvilluar qyteti.

“Taksat në Kukës janë të ulëta, kjo është bërë me qëllimin që të thithim investime. Duhet të zhvillojmë qytetin në mënyrë që të frenojmë azilkërkuesit. Qytetarët duhet ta ndërtojnë jetën këtu me mbështetjen e partnerëve investues si Gjermania”, u shpreh Shehu.

Lexo edhe:  Amerikanët ia panë hajrin dy vëllezërve nga Vushtrria, ja çka bënë ata pas uraganit