Meta për Rexhep Çelikun: Shqiponja që vallëzon dhe fluturon vetëm lart

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në homazhet në nder të valltarit të shquar Rexhep Çeliku.

“Rexhep Çeliku ka ngritur peshë dhe ka frymëzuar shqiptarët. Për të ka vetëm përjetësi dhe do të jetë gjithmonë në mendjen dhe zemrën tonë”, deklaroi Meta.

Rexhep Çeliku u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të së premtes, në moshën 63-vjeçare. Prej kohësh, artisti vuante nga një sëmundje.

Vetëm pak ditë më parë, Presidenti Ilir Meta i akordoi së bashku me partneren e tij në skenë Lili Cingun titullin e larte ‘Nderi i Kombit’, ndërsa më herët mbante edhe titullin “Mjeshtër i Madh”. Artisti u shfaq i lodhur në ceremoninë e organizuar, duke artikuluar me vështirësi falënderimin për dekoratën.

Lexo edhe:  The Guardian: Shqipëria dhe Kosova, një xhep i mrekullueshëm i Evropës