Mou-Conte, portugezi: Unë nuk jam skualifikuar për përfshirje në baste

Dulei në distancë mes Jose Mourinhos dhe Antonio Contes duket se nuk ka ndërmend të ndalet. Pas replikave të ditës së djeshme, portugezi akuzoi Conten se sillet si “Një palaço në pankinë”, ndërsa trajneri i Chelseat u kundërpërgjigj duke thënë se edhe Mourinho ka festuar dikur në të njëjtën mënyrë.

“Ai vuan nga skleroza, pasi deri para pak kohësh, festonte në të njëjtën mënyrë”, tha Conte pasditen e djeshme, por Mourinho nuk e ka lënë me kaq. Sot portugezi ka vijuar betejën e replikave, teksa ka thumbuar Conten për përfshirjen në skandalin e basteve, shkruan Supersport.

“Është e vërtetë që edhe unë kam festuar në mënyrë të ekzagjeruar, por kjo ndodhte në momente specifike dhe jo në çdo ndeshje. Gjithsesi, unë nuk kam qenë dhe nuk do jem kurrë i pezulluar për përfshirje në baste”, tha portugezi, duke i kujtuar Contes një anë të errët të historisë së tij.

Lexo edhe:  Barça para rrezikut Deportivo, United ndaj West Brom për t’iu larguar Chelsea-t