Mursel Gashi: Fryma e ndryshimit është në mendjen e secilit malishevas

Mobilizimi i tyre dhe përkrahja qytetare pa dallim janë shenjat e fitores të sigurt të PDK-së me mua si kryetar dhe se fryma e ndryshimit është në mendjen e secilit malishevas.

Kështu ka shkruar në facebook, kandidati i PDK-së për kryetar të kësaj komune, Mursel Gashi, me rastin e hapjes zyrtare të fushatës për balotazh gjatë ditës së djeshme.

Gashi ka bërë thirrje për fushatë dinjitoze.

Shënimi në facebook i Mursel Gashit:

Sot edhe zyrtarisht hapëm fushatën zgjedhore për zgjedhjet e balotazhit të datës 19 nëntor.

Kryetarët e nëndegëve, anëtarët e kryesisë dhe kandidatët për asamble i falenderova për angazhimin e tyre shumë të çmuar.

Mobilizimi i tyre dhe përkrahja qytetare pa dallim janë shenjat e fitores të sigurt të PDK-së me mua si kryetar dhe se fryma e ndryshimit është në mendjen e secilit malishevas.

Ju bëj thirrje të gjithëve që qetë, dinjitetshëm dhe siç na ka hije si të qytetruar të përfundojmë edhe këtë proces zgjedhor.

Të finalizojmë forcën e ndryshimit!

Lexo edhe:  Thaçi: Transformimi i FSK-së, i pandalshëm