Mustafa: Me Nishanin folëm për tregun 7 milionësh në telekomunikacion

Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës Agron Mustafa postoi pak orë më parë një foto të takimit me ish -Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishanin. Ai tregoi se me Nishanin biseduan për ofertat konkrete dhe revolucionin që ka ndodhë në këtë segment mes Kosovës dhe Shqipërisë. Takimi u mbajt në muajin korrik, pak ditë para se Nishanit t’i skadonte mandati.

Drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa ka kujtuar një takim me presidentin shqiptar Bujar Nishani, i cili ishte zhvilluar në verën e këtij viti.

Mustafa pasi ka publikuar fotografinë, ka treguar se me Nishanin kishte diskutuar për zhvillimet e fundit në telekomunikacion dhe për ofertat atraktive të Valës për territorin e Shqipërisë.

Ky është postimi i plotë i drejtorit Mustafa:

“Para ca muajsh, ne prag te fillimit te sezonit veror, pata kenaqesine te takoj Presidentin e Shqiperise, z. Bujar Nishanin. Biseduam rreth zhvillimeve te fundit ne fushen e telekomunikacionit si dhe per ofertat atraktive tonat qe kemi ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise. Pranova falenderimet nga Presidenti dhe konsideratat per nje pune korrekte dhe praktike, me impakt te drejteperdrejte ne xhepin e mysafireve kosovare gjate veres per nje komunikim sa me te lehte dhe anasjelltas”, ka shkruar Mustafa.

Lexo edhe:  Sigurimet arritën vlerën në 18.4 milionë euro