Mustafa në SHBA, flet për të ardhmen e Telekomit, janë disa marrëveshje për të cilat kemi arritur në parim me kompani amerikane

Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se gjatë qëndrimit atje ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës, raporton Lajm.

“Dje dhashe nje interviste per Zerin e Amerikes. Intervista kishte te bente me zhvilimet e fundit si dhe te ardhmen biznesore mes Telekomit dhe kompanive amerikane. Mes takimeve qe pata ne USA jane edhe disa marreveshje te cilat kemi arritur ne parim me kompani amerikane, per te cilat detaje fola gjate intervistes. Intervista do te emitohet sot ne Zerin e Amerikes. #Valaime”, ka shkruar Mustafa./Lajm

Lexo edhe:  Kërkohen 80 milionë euro për rrugën Prishtinë-Pejë