Mustafa takohet me Metën, ja çfarë diskutuan

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka pritur Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Në këtë takim ata biseduan për rolin e LDK-së në proceset shtetformuese dhe kontributin e saj në ndërtimin dhe forcimin e shtetësisë.

Kryetari Mustafa e njoftoi Presidentin Meta me zhvillimet politike në vend dhe me mbarëvajtjen e procesit të fushatës për Zgjedhjet Lokale.

Presidenti Meta, ndërkaq, e ftoi kryetarin Mustafa dhe LDK-në që të vazhdojnë të japin kontribut të pazëvendësueshëm për t’i çuar përpara proceset për integrimet evropiane.

Nikoqirët dhe mysafirët u pajtuan që suksesi i Kosovës është sukses i Shqipërisë dhe anasjelltas.

Lexo edhe:  Hasani: Ata që e pengojnë formimin e ushtrisë së Kosovës, kanë përgjegjësi kombëtare