Mustafi do të jetë jashtë fushave për gjashtë javë pas lëndimit që pësoi

Arsene Wenger ka zbuluar se mbrojtësi kryesor i Arsenalit, Shkodran Mustafi do të jetë jashtë fushave për gjashtë javë pas lëndimit që pësoi në ndeshjen me Gjermaninë.

25 vjeçari ka lënduar këmbën në fitoren e Gjermanisë kundër Azerbajxhanit.

Ai do të mungoj në ndeshjet që Arsenali i zhvillon kundër Watford, Zvezda (EL), Everton, Norvich, Swansea, Zvezda (EL), Manchester City, Tottenham dhe pritet të kthehet në ndeshjet kundër Kolnit me 23 nëntor, ose kundër Burnley me 26 nëntor.

Lexo edhe:  Edhe Deschamps publikon listën, risia është Martial