Ndahet nga jeta ish- deputeti Dritan Prifti

Është ndarë nga jeta ish deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i cili vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Ka vdekur këtë të enjte në moshën 49 vjeçare, ish deputeti dhe ish ministri i Energjitikës Dritan Prifti.

Pak ditë më parë, u bë e ditur se Dritan Prifti ishte në gjëndje kritike dhe sapo kishte dalë nga një operacion i vështirë në Itali, nga i cili nuk kishte patur përmirësime.

Në muajin maj vet ish deputeti do të deklaronte gjëndjen e tij të rënduar shëndetësore, duke treguar se do të tërhiqej nga fushata elektorale e 25 qershorit, në të cilën do të garonte nën siglën e PSD-së së Skënder Gjinushit.

“Kam mbi një vit që luftoj me një sëmundje agresive dhe të vështirë gjaku”, do të shkruante Prifti.

Dritan Prifti ishte i pari politikan në zgjedhjet e vitit 2009, i cili deklaroi hapur se pavarësisht vendimit të partisë së tij (LSI), ai do të futej në koalicion me Sali Berishën, duke u kthyer kështu, në “kumbarin” e koalicionit qeverisës PD-LSI të asaj kohe.

Lexo edhe:  "Komandot hajdutë": Ja fotot e dy prej autorëve të grabitjes