Në një hotel të Parisit vidhen stoli me vlerë miliona euro

Hajdutë të armatosur kanë thyer vitrinat e një dyqani dhe kanë vjedhur stoli në vlerë prej 4.5 milionë eurosh në hotelin e njohur Ritz në Paris, mbrëmjen e së mërkurës.

Policia tha se tre të dyshuar janë arrestuar në vendin e ngjarjes, por së paku dy të tjerë kanë ikur.

Policia po ashtu tha se në incident nuk është plagosur askush dhe se stolitë e vjedhura nuk janë gjetur ende.

Dy njerëz kanë qenë në dyqan në kohën e incidentit dhe kanë alarmuar policinë, thanë zyrtarët.

Ritz është një hotel luksoz, i cili daton nga shekulli 19.

Ai është rihapur në vitin 2016 pas një rinovimi katërvjeçar.

Në këtë hotel kanë qëndruar njerëz të famshëm si: Ernest Hemingway, Coco Chanel dhe princesha Diana.

Lexo edhe:  Indisë i kërkohet ta sqarojë pozicionin e saj për Jerusalemin