Në Rrugën e Kombit qarkullohet pa zinxhirë

Në Rrugën e Kombit nga Tuneli i Kalimashit deri në Morinë automjetet lëvizin dhe pa zinxhirë. Borëpastrueset vijojnë të largojnë borën, ndërkohë që paralelisht hidhet kripë për të eliminuar ngricat.

Përfaqësuesit e firmës mirëmbajtëse të rrugës së kombit thonë se pavarësisht hedhjes së kripës, sërish kërkohet kujdes i madh për shkak se gjatë natës temperaturat zbresin disa gradë nën zero dhe mund të krijohen ngrica.

Fiqri Taçi, përfaqësues e firmës mirëmbajtëse: Rruga e Kombit nga fundi i tunelit deri në Morin është e hapur në 4 korsi. Ne si kompani jemi në gatishmëri të plotë dhe kemi bazën materiale për të përballuar çdo lloj situate, raporton oranews.

Janë 8 mjete të firmës kontraktore, të cilat lëvizin përgjatë 24 orëve për të mbajtur hapur pa probleme Rrugën e Kombit.

Lexo edhe:  Ministria e Diasporës do ta ndihmojë shkollën shqipe në Francë