Në Serbi: Erdogani tani është me ne, u prish me Kosovën dhe Shqipërinë

Turqia e Recep Tayyip Erdogan partner kryesor të saj në Ballkan i llogariste shqiptarët, Kosovën dhe Shqipërinë, por me vizitën e fundit të presidentit turk në Beograd, duket se ky raport ka ndryshuar. Këtë e thotë ministri serb i Tregtisë, Rasim Lajiq.

Erdogan këtë javë zhvilloi një vizitë në Serbi, ku me vete kishte 180 biznesmenë, dhe atje u nënshkruan shumë marrëveshje bashkëpunimi, duke përfshirë edhe të fushës ekonomike.

Ministri Lajiq në një bisedë për mediet serbe ka folur për këto raporte, dhe ai thotë se marrëdhëniet e Turqisë me Kosovën dhe Shqipërinë nuk janë më sikur disa vite më parë, përcjell Gazetametro.net.

“Marrëdhëniet e Turqisë me Kosovën dhe Shqipërinë nuk janë ato që ishin disa vjet më parë. Kjo situatë ndryshoi në mënyrë dramatike nga përpjekja e grusht-shtetit”, ka thënë Lajiq për Radio Vojvodinën.

Ljajiq tha se Vuçiq në atë rast “bëri një gjë të madhe”, sepse “ishte njëri nga të parët që foli publikisht në lidhje me grusht-shtetin duke i dhënë mbështetje Erdoganit”.

Lexo edhe:  Thaçi: I tmerruar me sulmin në Manchester

“Nga ana tjetër, në Shqipëri dhe në Kosovë ka një strukturë të ndjekësve Fetulah Gylen (të cilin Turqia e akuzon si organizator të tentim grusht-shtetit), të cilët janë në pozita të rëndësishme… Disa nga ndjekësit janë në pozita të rëndësishme në Kosovë dhe Shqipëri. Unë nuk e di se sa e saktë është kjo, unë thjesht transmetoj atë që dëgjoj, atë që turqit po e transmetojnë. Dhe, edhe pas shumë kërkesave të dërguara në Tiranë dhe Prishtinë për këta ndjekës të Gylenit, asgjë nuk është ndërmarrë. Ka një ftohje në këto marrëdhënie”, ka thënë Lajiq.