Nga kjo komunë është familja që me 3 euro mbushje fitoj banesën nga Vala

Loja shpërblyese nga Vala, ka shpërblyer në mënyrë fantastike disa përdorues të telefonisë mobile.

Është pikërisht familja Demaj nga fshati Obri i komunës së Drenasit, e cila me 3 euro mbushje arriti të fitojë një banesë.

Është pikërisht Agron Mustafa, nga Telekomi i Kosovës që sot bashkë me të parin e Drenasit, Ramiz Lladrovci i dhuruan çelësat e kësaj banese familjes në fjalë.

Ky është postimi i plotë i Mustafës:

Sot, se bashku me Kryetarin e Drenasit z. Ramiz Lladrovcin, u dorezuam çelesat e baneses ne Drenas familjes fatlume Demaj nga fshati Obri, e cila familje me 3 Euro mbushje, pati fatin te fitoje banese ☺

Kjo eshte banesa e dyte brenda nje periudhe kohore prej me pak se tre muaj ku #Vala jep shperblim, si rezultat i lojes shperblyese qe Telekomi i Kosoves eshte duke organizuar ne kohet e fundit.

Fituesi i baneses tjeter se radhes, do te mesohet gjate terheqjes publike te kuponit fitues ne pjesen e dyte te muajit Shkurt. Ne nderkohe, çdo jave vazhdojme me shperblimet tjera te shumta qe #Vala jep per klientet e vet qe marrin pjese ne lojen shperblyese.

  AKP me zyrtarë të pakualifikuar

#Valaime