Nisin xhirimet e filmit të shkurtër ‘Klithmë’

Kanë filluar xhirimet e filmit të shkurtër ‘Klithmë’ që pritet të jetë gati në fillim të vitit 2018.

‘Klithmë’ me skenar nga Korab Lecaj dhe Hazir Haziri flet për Dinin, një burrë 35 vjeç, i martuar me Shpresën prej pesë vitesh. Raporti ndërmjet këtij çifti, në shikim të parë duket i shëndosh, por në fakt, “çarja” e lidhjes ndërmjet tyre fillon të vërehet me ndryshimin e sjelljeve të Dinit.

Me ardhjen e Danit zbulohet se çfarë i ka ndodhur Dinit gjatë luftës në Kosovë.

Aktorët që luajnë në këtë film janë: Hazir Haziri, Ariola Demiri, Arbnesha Nixha, Alban Zogaj. Ky film është prodhim i shtëpisë filmike ‘Land Media’ me producent Besar Zahiti, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Lexo edhe:  U promovua libri "Lirinë dikush po e vret" i Izet Abdylit