Një banane në ditë ju mbron nga infarkti dhe iktusi

Konsumimi i një bananeje në ditë ju ndihmon të mbani larg sëmundjet kardiovaskulare, mban larg infarktin, ruan shëndetin e syve dhe të lëkurës, sjell humor të mirë.

Është një ndër frutat më të konsumuara në botë. Shumë pak e kushtueshme, një ndër frutat më praktikë dhe të lehtë për t’u marrë dhe konsumuar kudo, banania këshillohet të konsumohet çdo ditë. Madje një banane në ditë mban larg sëmundjet kardiovaskulare. Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur pas një studimi të realizuar së fundmi nga Universiteti i “Alabamës”, duke evidentuar se një banane në ditë, ju ndihmon në parandalimin e infarktit dhe iktusit. Ky studim nxjerr në pah më shumë vlerat e larta ushqyese të këtij fruti, sidomos te personat me risk për sëmundje kardiake. Merita është e gjitha e kaliumit, një mineral veçanërisht i përshtatshëm për parandalimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe bllokimit të enëve të gjakut. Të dhënat e studimit tregojnë se personat e ushqyer me ushqime të varfër me këtë element vuajnë nga ngurtësimi i arterieve të gjakut, ndërsa ata që konsumonin ushqime të pasura me kalium, bëhej i mundur reduktimi i bllokimit, jo ngurtësimit të enëve të gjakut. Jo vetëm për sëmundjet e zemrës, por edhe për shumë probleme të tjera shëndetësore, këshillohet konsumimi i bananes. Konkretisht ja se çfarë këshillon studimi.

Së pari, mban nën kontroll peshën. Bananet janë një burim i mirë i fibrave të tretshme dhe të patretshme, të cilat lehtësojnë tretjen dhe lëvizjet e rregullta të zorrëve, rrisin ndjenjën e ngopjes dhe në këtë mënyrë ndihmojnë në mbajtjen e peshës nën kontroll.

Së dyti, kundër plakjes. Betakaroteni, e cila në trup kthehet në vitamina A, pengon veprimin e radikalëve të lirë, duke mbajtur qelizat më të reja dhe duke e bërë lëkurën më elastike dhe të butë.

Së treti, veprojnë kundër fryrjes. Bananet mund të jenë aleatë të shkëlqyeshëm kundër mbajtjes së ujit dhe kundër ndjenjës së fryrjes. Kjo sepse janë të pasura me kalium. Banania bën pjesë te grupi i atyre frutave të cilët zvogëlojnë mbajtjen e lëngjeve.

Së katërti, bananet janë të pasur me minerale dhe vitamina. Nga pikëpamja e vlerave ushqimore, ky frutë është një burim i mirë i elementeve sikurse është kaliumi, magnezi dhe vitamina B6. Përbërës që përdor organizmi ynë për të mbajtur trupin në formë. Nga ana tjetër, jo të gjithë e dinë se banania është një frutë e pasur me antioksidantë të cilët ndihmojnë organizmin tonë nga veprimi i radikaleve të lira. Banania ndihmon në forcimin e sistemit nervor, ndihmon në humbjen në peshë dhe kontribuojnë në prodhimin e rruazave të bardha të gjakut falë kontributit të vitaminës B6.

Së pesti, përmirëson përqendrimin. Niveli i lartë i kaliumit ndihmon studentët të studiojnë, të kenë kujtesë më të mirë dhe të kenë një përqendrim më të madh në klasë. Këtyre studentëve iu kërkua që të hanë banane për mëngjes, në rast se munden edhe në vakte të tjera.

Lexo edhe:  7 ushqimet që ushqejnë trurin, veprojnë kundër kancerit dhe diabetit

Së gjashti, Burim i vitaminës C. Kur flasim për vitaminën C menjëherë na vjen më mendje frutat si portokallet dhe luleshtrydhet, por edhe bananet janë një burim i mirë i vitaminës C. Një banane përmban një depozitë prej 15% të vitaminës C, vitaminë që lufton radikalet e lira dhe ndihmon në parandalimin e viruseve dhe ftohjes. Gjithashtu, kontribuon në formimin e kolagjenit dhe ndihmon të mbash të shëndetshme enët e gjakut.

Së shtati
, mbron shikimin. Edhe bananet sikurse karota, luajnë një rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e shikimit. Në fakt bananet përmbajnë vitaminën A, një substancë esenciale për të mbrojtur sytë, për të mbrojtur nivelin e shikimit për së largu dhe së afërti. Vitamina A ndihmon në mbrojtjen e membranës së syrit dhe kornean.

Së teti, forcon kockat. Banania është jo vetëm një prej burimeve më të mira të kalciumit por gjithsesi shërben për të mbajtur kockat e forta. Banania përmban substanca që ndihmojnë në tretje, gjithashtu ndihmojnë në kapacitetin e organizimit për të përthithur kalcium.

Së nënti, rrit humorin. Bananet mund të jenë të domosdoshme për të gjetur humorin e mirë dhe për të reduktuar stresin, falë përmbajtjes së triptofanit, një aminoacid të cilin trupi ynë e kthen në serotoninë një neurotransmetues që na ndihmon të përmirësojmë gjendjen e shpirtit. Përveç vitaminës B6 të pranishme në banane, ndihmon gjithashtu për të fjetur më mirë, falë edhe magnezit të pranishëm, që ndihmon të qetësosh muskujt.

Së dhjeti
, djeg kaloritë. Një minierë vlerash ushqimore, kjo frutë përmban mesatarisht 12 mg kolinë, një substancë organike klasifikuar si një lëndë ushqyese thelbësore dhe në gjendje për të përshpejtuar procesin e lipolysis, që është procesi i degradimit të lipideve. Me pak fjalë pra, ky komponent mund të veprojë si një djegëse e yndyrës. Ushqime të tjera që përmbajnë sasi të mëdha të këtij substance janë soja, gjeli i detit, mishi i viçit, maja e birrës dhe e verdha e vezës.

Së njëmbëdhjeti, jep ndjesinë e ngopjes. Një banane e madhësive të mesme përmban 110 kalori dhe siguron 30 gramë të karbohidrateve, 3 gramë fibra. Banania përmban fibra vegjetale të veçanta, të cilat na ndihmojnë të mbajmë ndjesinë e ngopjes sa më gjatë. Duke ngrënë një banane në ditë, largon rrezikun e shkuarjes drejt ushqimeve të konservuara. Bananet gjithashtu janë shumë të rëndësishme për sportistët dhe këshillohen të hahen një orë para stërvitjes.