Një nacionalist serb me orientim prorus dëbohet nga Rumania

Rumania e ka dëbuar një nacionalist serb prorus dhe ia ka ndaluar atij hyrjen në këtë vend për 15 vite, pasi ai ishte përpjekur të furnizohej me informacione për instalimet dhe infrastrukturën ushtarake, ka njoftuar mbrëmë shërbimi i inteligjencës, SRI.

Personi, Bratisllav Zhivkoviq, 42 vjeçar, ështëkomandant i grupit paramilitar serb, Çetnikët, dhe në periudhën 2014-2015 u ishte bashkuar forcave proruse në Krime të Ukrainës.

Agjencia SRI ka zbuluar se Zhivkoviq “kishte treguar interesim për gjetje të dokumenteve sekrete për infrastrukturën kritike dhe për kapacitetet kombëtare dhe ato aleate ushtarake, të vendosura në pjesën juglindore të Rumanisë, me qëllim që të ndikohet në partneritetin strategjik”, ka thënë zëdhënësi rumun, Ovidiu Marincea.

Mëtutje, ky zëdhëmës theksoi se Zhivkoviq ishte zënë duke fotografuar radarë ushtarakë në bregun e Detit të Zi dhe duke u përpjekur për t’i transmetuar ato nëpërmjet koordinatave GPS.

Lexo edhe:  Finlandezja e rrëmbyer në Afganistan është liruar