Notat e futbollistëve pasi u kualifikuan në Botëror

Futbollistët shqiptarë ashtu si në sfidën e parë janë notuar me 4. Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili u notuan me 4, kurse not nuk mori Admir Mehmedi, i cili hyri në pjesën e dytë.

Zvicra të dielën siguroi pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror, duke barazuar pa gola me Irlandën Veriore, derisa në takimin e parë kishin fituar 1:0. Ky gol i siguroi pjesëmarrjen në Botëror.

‘Blick’ ka notuar lojtarët për ndeshjen e fundit. Më të dobëtit në fushë ishin Steven Zuber dhe Haris Seferoviq, që janë notuar me tre, kurse më i miri i ndeshjes ishte Ricardo Rodriguez me 6.

Futbollistët shqiptarë ashtu si në sfidën e parë janë notuar me 4. Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili u notuan me 4, kurse not nuk mori Admir Mehmedi, i cili hyri në pjesën e dytë.

Ja notat: Yann Sommer 4, Stephan Lichtsteiner 5, Fabian Schär 5, Manuel Akanji 5, Ricardo Rodriguez 6, Denis Zakaria 4, Granit Xhaka 4, Blerim Xhemaili 4, Steven Zuber 3, Haris Seferoviq 3.

Lexo edhe:  Shqiptarët “problemi” i Dybalas, Strakosha studioi penaltitë para ndeshjes