Nottingam Forest turpëron Arsenalin, kualifikohet Tottenhami

Arsenali merr nje goditje të rëndë duke u eliminuar nga Nottingam Forest në FA Cup. 4-2 përfundoi takimi I zhvilluar në “City Ground”, rezultat që e nxjerr me turp jashtë kompeticionit skuadrën e Arsen Wenger. Trajneri francez duket se e kishte marrë lehtë kundërshtarin e Championship, duke bërë ndryshime të shumta në formacion, për dëshira e Forest për të vijuar më tej dominoi mbi cilësinë e “topçinjve”. Amerikani me origjinë polake Eric Lichaj shënoi golin e parë të takimit në minutën e 20-të, por Mertesacker barazoi vetëm pas 3 minutave. Gjithsesi, autori i golit të parë ktheu avantazhin për Nottingamin me golin e dytë personal në minutën e 44-t, pas një tjetër kërcimi të bukur me kokë.

Brereton shënoi të tretin për vendasdit me 11-metërsh në minutën e 64-t, ndërsa Welbeck rihapi ndeshjen në minutën e 79-të pas një gabimi të portierit.

Gjithsesi, Forest fitoi një tjetër 11-metërsh në minutën e 85-të, që u shndërrua në gol nga Kieran Dowell.

Vendasit ehde pse luajtën në shtesë me një lojtar më pak e ruajtën epërsinë duke e merituar kualifikimin.

Lexo edhe:  Italia në Shqipëri vetëm për fitore

Kalojnë në raundin tjetër të FA Cup Newport, që fitoi 2-1 me Leeds, Tottenhami që kaloi lehtësisht 3-0 AFC Wmbledon me dygolëshin e Harry Kane dhe finalizimin e Vertongen , ndërsa Shrewsbury – West Ham përfundoi 0-0, që do të thotë se do të luhet një tjetër takim këtë radhë në fushën e West Hamit.