Parandalohet “plaçkitja e shekullit” me protagonist një shqiptar dhe një italian

I dyshuari aktualisht po mbahet në arrest në nga burgjet e landit dhe pas kësaj e pret ekstradimi në Itali, ka njoftuar Prokuroria e Përgjhithshme e Koblenzit.

Mediat gjermane shkruajnë sot me të madhe lidhur me parandalimin e “plaçkitjes së shekullit” që ka ndodhur të hënën (dje) në Koblenz. Plaçkitja ishte planifikuar të bëhej me me armë automatike (kallashnikovë) ndërsa caku i saj ishte një transport parash në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë. Protagonist i aktit të dyhuar është një shtetas shqiptar nga Italia, transmeton albinfo.ch. Ai është arrestuar të hënën me rastin e një bastisjeje të kryer në regjionin Neuwied. Bastisja ishte bërë me një fletarrest të Europolit.

I dyshuari aktualisht po mbahet në arrest në nga burgjet e landit dhe pas kësaj e pret ekstradimi në Itali, ka njoftuar Prokuroria e Përgjhithshme e Koblenzit agjencinë gjermane te lajmeve DPA. Veç shqiptarit, i dyshuari tjetër është një shtetas italian me qëndrim në Gjermani, i cili, pas marrjes në pyetje është lëshuar në liri.

Sipas mediave italiane, plaçkitësit donin të sulmonon me pushkë automatike transportuesin e blinduar i cili transporton disa milionë euro.

Në bastisjet tjera që ka ndërmarrë policia në Gjermani dhe në Itali, janë arrestuar 15 persona.

Lexo edhe:  Shqipëri: Të kthesh fshatin në një vend ku ia vlen të jetohet

Banda, pjesë e të cilëve besohet të jenë dy të dyshuarit, ka plaçkitur disa herë makinat që transportojnë paratë, në Itali