Pas grevës, Haradinaj paralajmëron takim me SBASHK-un

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar takim me përfaqësuesit e SBASHK-ut në lidhje me kërkesat tyre, për mosplotësimin të cilave sot është mbajtur edhe greva një-orëshe.

“Në këtë frymë të përkushtimit, njohja e sakrificës së mësimdhënësve të viteve të ’90-ta ka poashtu një rëndësi të veçantë. Mësimdhënësit e viteve të ’90-ta ishin shtylla e papërkulur e rezistencës sonë.

Gjatë ditëve në vijim do t’i takojë përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe bashkërisht me ta do të punojmë në trajtimin e kërkesave me qëllim të realizimit të tyre, por edhe në përmbushjen e obligimeve tona si shtet”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Lexo edhe:  Seanca për votimin e Qeverisë, nesër në orën 16:00