PDK-në Ferizaj merr mbështetje nga NISMA

Dega e Nismës në Ferizaj do ta mbështes Partinë Demokratike të Kosovës në garën e balotazhit, ku kandidat për kryetar të kësaj komune nga kjo parti, është Agim Aliu.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar shefi i shtabit të Nismës, Adnan Islami, i cili tha se po e përkrahin PDK-në vullnetarisht për shkak se Ferizajt i duhet një ndryshim rrënjësor, i duhet një mirëqeverisje dhe një kryetar i përgjegjshëm i cili do ta kthej besimin e qytetarëve në institucionin e komunës.

Agim Aliu nga PDK më 19 nëntor, është në garë në me Muharrem Svarqën nga LDK.

Lexo edhe:  Me kë e ka zyrtari i lartë i SHBA: Turp që disa udhëheqës të Ballkanit priten nga Evropa