Pentagoni kufizon publikimin e të dhënave për luftën në Afganistan

Pentagoni e ka kufizuar publikimin e informatave kyçe lidhur me përpjekjet luftarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Afganistan, ka thënë një auditor federal i pavarur.

Në raportin e tij të fundit të bërë publik më 29 janar, Insepktori i Posaçëm për Rindërtimin e Afganisgtanit, John Sopko, thotë se i është thënë që të mos publikojë të dhëna lidhur me madhësinë e territorit që kontrollohet apo ndikohet nga talibanët dhe qeveria.

Ushtria po ashtu ka kufizuar informacionet lidhur me madhësinë e ushtrisë dhe policisë afgane.

“Ky zhvillim është shqetësues për një numër arsyesh, dhe një nga to është, se kjo është hera e parë që Inspektori i Posaçëm është udhëzuar që të mos publikojë informata të klasifikuara si “jo sekrete” për taksapaguesit amerikanë”, thuhet në raportin e Sopkos.

“Përveç kësaj, numri i rajoneve të kontrolluara apo ndikuara nga qeveria afgane ka qenë një nga indikatorët e paktë publik që kanë mbetur në dispozicion të anëtarëve të Kongresit dhe publikut amerikan për të parë se si përpjeket 16-vjeçare për të stabilizuar Afganistanin po ecin,” ka shtuar ai.

Lexo edhe:  Presidenti Trump nënshkruan urdhërin ekzekutiv për mjedisin

Qeveria në Kabul e përkrahur nga shtetet perendimore, e ka pasur të vështirë që t’iu rezistojë talibanëve dhe grupeve të tjera militante që kur shumica e trupave të NATO-s janë larguar në vitin 2014.

Në disa javët e fundit, Kabuli është goditur nga disa sulme vdekjeprurëse, përfshirë një sulm vetëvrasës me makinë në një zonë qëndrore të qytetit më 27 janar, ku humbën jetën më shumë se 100 persona.

Përgjegjësinë për këtë sulm e kanë marrë talibanët.

Më 29 janar, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka refuzuar mundësinë e negociatave me talibanët në një të ardhme të afërt.

“Ne nuk dëshirojmë që të negociojmë me talibanët,” ka thënë Trump.

“Ne do t’i kryejmë punët të cilat duhet t’i kryejmë” në Afganistan, ka thënë ai.

Në muajin gusht, Trump njoftoi për strategjinë e tij të re për rajonin e Azisë Lindore, sipas të cilës Uashingotni ka dërguar 3 mijë trupa të tjerë në Afganistan, për të trajnuar, këshilluar dhe ndihmuar forcat vendase të sigurisë, por edhe dhe të kryejnë misione kundër terrorizmit