Për tre muaj Qeveria shpenzoi rreth 442 milionë euro

Agjensia e Statistikave të Kosovës ka publikuar sot Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore.

Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe (TM3 2017).

Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për tremujorin e tretë 2017 ishin 510.5 milionë Euro.

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 74% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Në TM3 2017, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 441.9 milionë Euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve (31%), formimi i kapitalit bruto (27%), kontributet sociale dhe përfitimet (21%), dhe konsumi i ndërmjetëm (8%).

Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.

Lexo edhe:  Ligji i punës nuk gjen zbatim, kërkohen ndryshime