Përurohet fabrika e vajit ushqimor “Floil”

Është përuruar fabrika e vajit ushqimore “Floil” në qytetin e Gjilanit e cila u cilësua si një shembull që kontribuon në të ardhmen e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani tha hapja e kësaj fabrike është domethënëse për Gjilanin dhe Kosovën.

Hasani tha se Qeveria e Kosovës po i kushton vëmendje fuqizimit të fabrikave dhe sipas tij kjo mbështetje do të vazhdoj edhe më tej.

“Iu premtoj nga këtu se MTI me kompetencat që ka do të bejë çmos që t’i favorizojë produktet vendore. Jemi duke i bërë të gjitha projektligjet legjislative që t’i lehtësojnë këta prodhues dhe të fuqizohen prodhuesit vendor. Me Qeverinë Haradinaj dhe me MTI-në prodhuesit vendor do të ndihem më të fuqishëm”, tha ai.

Pronari i Fabrikës “Floil”, Fejzullah Mustafa tha se ky është investimi më kapital në dy vitet e fundit. Sipas tij është punuar aq shumë që të sjellim vajin më të përsosur në treg dhe kjo u arrit fal teknologjisë së përsosur, ekspertë të specializuar . Sipas tij fabrika aktualisht e që përfshin gjithsej 40 punëtorë dhe ky numër pritet të rritet edhe për 20 persona.

Lexo edhe:  Ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re” drejt dështimit

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri tha se e ardhmja e zhvillimit ekonomik është mbështetja e sektorit ekonomik.