Poetja Bleona Krasniqi, publikon librin e pare “Endorphines” në gjuhën frënge

Shqiptarja njëzet e një vjeqare (21), Bleona Krasniqi, ka tërhequr mijëra lexues të botës Frankofone me librin e saj poetik « Endorphines », të botuar në gjuhën frënge, disa javë më parë, në shtypshkronjën “Edilivre”, në Francë.

Të rinjët mërgimtarë çdo dit e më tepër po avansojnë drejtë ngritjes së tyre intelektuale e profesionale në shtetet e zhvilluara, veqanarisht në ato të perëndimit. Sukseset e arritura në të gjitha lamitë, si në sport, në administratë publike, në sistemin e sigurise të vendeve përkatëse, në kulturë dhe shkencë, janë një barametër shpresëdhënës për ndërtimin e një imazhi të veqantë para opinjonit ndërkombetar.

Bleona Krasniqi është e lindur, e rritur dhe e shkolluar në Fribourg të Zvicrës, tani punëtore në një ndërmarrje të mjeteve elektronike, është shembull që tërheqë vëmendjën dhe befason vendasit me aftësitë e saj profesionale, kulturën dhe edukatën njerëzore, dashurinë dhe përkushtimin e saj për punën, e së fundmi edhe me paraqitjen e përmbledhjes së poezive në librin « Endorphines ».

Ky libër poetik përmbledhë në vete rreth 45 poezi në gjuhën frënge, duke filluar me poezinë hyrëse « Des pas infinis » e cila pikturon në mënyrë të shkëlqyer ndjenjat e perziera të përsonazhit imagjinarë nën ndikimin e egos dhe adrenalinës. Libri përfundon me poezinë « Noctambus » e cila shpërfaq detajet e rutinës së mërzitshme të shëndërruar në një fantazi të kohës së padefinuar.

Lexo edhe:  Dua Lipa nuk e ka ndërmend të ndalet

Kopertinën e librit e ka punuar mikja e Bleonës, Ilire Morina (eksperte e dizajnit dhe fotografisë).

Bleona tani është në përfundim edhe të një libri tjetër të cilin shpresojmë se, së shpejti do ta gjejmë të botuarë dhe të publikuar në raftet e shtëpive botuese dhe në « bibliotekat » elektronike.

Bleonës dhe të gjithë të rinjëve që jetojnë në mergim i urojmë rrugëtim të mbarë drejtë majeve të, » kulturës së shkruarë « , dhe sukseseve të mëtejme. Në këtë mënyrë, të rinjët tanë do të na bëjnë të ndjehemi krenarë dhe ballëhapur ndaj vendeve që kultivojnë kulturë dhe demokraci të mirëfillt./Shkruan: Tafil Morina