Poezi – Mëkate brenda në gotë

Gotë e mbushur me vrer,
zhytur në të errët, krejtësisht e zverdhur,
e pi turpin në lakuriqësitë e botës!

Buzëkuqi në mollëzat e saj,
i afrohet duke iu ngjitur me shkëlqim…

Për mendjen e Monalizës
së Shekullit të 21,
nisem të notoj me nota inati,
në thellësitë e inateve
ngujuar brenda në gotë!

E përplas inatin
në tokë betoni
të qytetit tim pa lum!

Buzët shterrur nëpër etje,
e ndjell, sikur e ndjell,
pijanecin edhe e përdala!

Në parkun e zverdhur nga vjeshta,
mbërrij t’ju them me notat e inatit
të gjithë inateve të botës,
t’ju rrëfej për një varg në mëkat!

I rrëfehem asaj Hyjneshës Teutë,
për të njëjtin varg,
edhe Ana Frankut,
e zbuloj të zezuar prej shpirtit!

Nëpër gota kafshoj
të gjithë dhimbjen,
kur zemra ndjen acar!

Mbetur pa fjalë mes asgjësë,
mbytur në lot,
duke u etur prej tyre në gotë!/Shkruar nga poetja – MIRLINDA KOXHA

Lexo edhe:  Vjosa Ramadani hap ekspozitë në Mannheim