Poezi – Po bie trishtimi

Brishtsisë ja lemon gjoksin
Po ngjyhet si thinjat
Nepër flokët e grave
Që sodisin mjerimin.

Askush si vëren grimcat e dhimbjes
As ato vet….

Drunjët e zhveshur
Si nudot e bareve që shesin veten
Tundin ndonjë copë gjethi të verdhë.

Shiu me retë po mundohen
Të mësojnë me të dashtë
Edhe në dimër
Me një copë qielli.

Ta arrnoj mjerimin
Në sytë e brishtë
Tingujt e vengos spanjolle
Mbledhin dromcat e vjeshtës.

Në zemrën boshe
Në fund vdes
Duke e dashtë vetminë.

Shkruar nga Poetja Mirlinda Koxha

Lexo edhe:  Kolegji “Biznesi”, përuron librin “Analiza dhe Vlerësimi i Rreziqeve” nga autori Kudusi Lama