Policia në Kolumbi sekuestron 12 tonelata kokainë

Policia në Kolumbi ka kapur 12 tonelata kokainë, duke shënuar sekuestrimin më të madh të drogës në historinë e këtij vendi.

Droga u gjet e groposur në katër fusha të bananeve në veri të Kolumbisë, afër rrugëve që përdoren për të kontrabanduar kokainë në SHBA.

Presidenti Juan Manuel Santos tha se ky është sekuestrimi më i madh i drogës në një operacion të vetëm policor.

Operacioni është pjesë e një ofensive kundër Klanit të Gjirit – një bandë kjo e fuqishme e trafikimit të drogës.

Policia tha se droga i përket Dairo Usugas, lideri i Klanit të Gjirit që po ashtu njihet si një nga organizatat më të rrezikshme kriminale në Kolumbi.

Lexo edhe:  Serbia bleu armatim nga Rusia, Kroacia i kundërpërgjigjet