Prençi jep alarmin: Qytetarët që janë përmbytur në vitin 2015 duhet të lënë banesat

Gjatë një lidhje telefonike për News24, kreu i Emergjencave Civil, Shemsi Prenci ka dhënë informacion për situatën nga reshjet dhe masat e ndërmarra.

Ai ka thënë se pritet një përkeqësim i situatës në juglindje dhe verilindje duke e krahasuar situatën të ngjashme me atë të vitit 2015. Ai kërkoi nga qytetarët që janë preku nga përmbytjet në vitin 2015 të lënë banesat ose të strehohen në katet e dyta të banesave.

“Në të gjithë territorin e vendit ka pasur reshje, dhe situata ka qene më problematike në Tiranë dhe në aksin rrugor Vorë-Tiranë dhe në aksin Vorë-Thumanë. Ka pasur prezencë uji edhe në aksin Gjirokastër-Thumanë. Ka pasur probleme në aksin rrugor Vorë-Thumanë, pasi kishte prezencë uji deri në dy metra në disa biznese.

Strukturat kanë qenë në ndihme të qytetarëve. Një pjesë e qytetareve nuk kanë respektuar edhe thirrjen për të evituar lëvizjet. Pritet të përkeqësohet situata në rajonin juglindor dhe verilindor dhe mund të kemi përmbytje si në vitin 2015.

Lexo edhe:  Dako: Pushuesit nga Kosova janë turistët bazë të plazhit të Durrësit

Banoret që janë kërcënuar nga përmbytjet në vitin 2015 duhet të lënë banesat ose të strehoen në katet e dyta. Do ketë edhe evakuime me forcë nëse nuk zbatohen rregullat. Aksi rrugor i Thumanës duhet të evitohet. Bizneset duhet të ndërpresin aktivitetin në akset rrugore që mos bëhen pengesë”- tha Shemsi Prenci.